
ShBA-ja, 39 115 viktima nga “Korona”, 1 903 për 24 orë
19 prill 2020
| 08:32
Sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave të nga virusi “Korona” në Shtetet e Bashkuara ka arritur 39 115. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 1 903 viktima.
Rritje të madhe u shënua edhe në numrin e të infektuarve. Për 24 orë u shënuan mbi 28 mijë raste të reja dhe kështu shifra e përgjithshme e të infektuarve mbërriti në 741 866 raste.
Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë për numrin e vdekjeve dhe infektimeve me virusin “Korona” para Italisë dhe Spanjës.