
ShBA-ja dënon hyrjen me polici në objektet komunale në veri: Ndalojini këto veprime të dhunshme menjëherë
26 maj 2023
| 16:31
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar [as tensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Ai ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka thënë ambasadori Hovenier.
The United States condemns the ongoing action by Kosovan authorities to access municipal buildings in the north of Kosovo. Today’s violent measures should be immediately halted.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 26, 2023