ShBA-ja sulmoi Iranin për ta zbutur kërcënimin e programit bërthamor

22 qershor 2025 | 08:54

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit, ku ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e madh” të programit bërthamor iranian.

Në një deklaratë ai thotë: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim i madh për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA ka ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim”, shkruan BBC.

“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, ka bërë thirrje kryeministri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker…