ShBA-ja vëzhgon Iranin, nis flotë të madhe në rajonin e Gjirit Persik

23 janar 2026 | 09:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një flotë e madhe ushtarake amerikane është nisur drejt rajonit të Gjirit Persik, me fokus Iranin, duke rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Po e vëzhgojmë Iranin shumë nga afër. Një forcë e madhe po shkon në atë drejtim”, tha Trump për gazetarët në avionin presidencial “Air Force One”, gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, raporton “Al Jazeera”.

Ai shtoi se preferon që situata të mos përshkallëzohet, por theksoi se prania ushtarake po rritet për çdo rast.

Presidenti amerikan përsëriti se është i hapur për dialog me udhëheqjen iraniane, por paralajmëroi se ShBA do të reagojë nëse Teherani rifillon programin e tij bërthamor. “Ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar planet për ekzekutime të protestuesve dhe ka paralajmëruar se do të përgjigjet fuqishëm nëse sulmohet. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se një përballje e drejtpërdrejtë do të ishte “e gjatë dhe shkatërruese” për të gjithë rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve…