SHBA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë

05 gusht 2025 | 14:59

SHBA-të po planifikojnë të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë, teksa synojnë të ecin përpara në garën hapësinore.

Sean Duffy, kreu i ri i NASA-s, po përgatitet të njoftojë planet për të instaluar një reaktor të vogël në Hënë për t’u lejuar astronautëve të ndërmarrin misione të gjata në sipërfaqen hënore dhe të hapin rrugën për ekspeditat e ardhshme në planetin Mars.

Një direktivë nga agjencia hapësinore argumenton se një reaktor është i nevojshëm për të ndaluar superfuqitë rivale që në mënyrë efektive kolonizojnë Hënën dhe njëkohësisht të krijojnë zona “të mbrojtura” nga SHBA-të.

Kina dhe Rusia më parë njoftuan një përpjekje të përbashkët për të vendosur një reaktor në Hënë deri në mesin e viteve 2030, vëren direktiva.

“Vendi i parë që e bën këtë mund të deklarojë potencialisht një zonë të mbrojtur, e cila do t’i pengonte ndjeshëm Shtetet e Bashkuara të vendosin një prani të planifikuar të Artemis nëse nuk është atje më parë”, thotë direktiva, duke iu referuar planeve ekzistuese për të eksploruar Hënën dhe për t’u përgatitur për misione në Mars.

NASA duhet të “lëvizë shpejt” për të “mbështetur një ekonomi hënore në të ardhmen” dhe “të forcojë sigurinë tonë kombëtare në hapësirë”, shton ajo.

Panelet diellore janë joefektive sepse netët në Hënë zgjasin sa dy javë në Tokë.

Një zyrtar i NASA-s tha: “Nëse do të kemi një sistem të banueshëm në Hënë, atëherë duhet të sjellim energji.”

Ai tha se reaktorët e vegjël ishin tashmë në përdorim në nëndetëse dhe transportues aeroplanësh. “Ata e zgjidhin problemin,” shtoi ai.

Duffy, i cili është gjithashtu sekretari i transportit i SHBA-së, i ka udhëzuar NASA-s të kërkojë propozime nga industria për një reaktor minimal prej 100 kilovatësh që do të lançohet deri në vitin 2030.

Agjencia kishte punuar tashmë në një reaktor prej 40 kilovatësh për t’u përdorur në hënë deri në fillim të dekadës së ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emigrantët ilegalë që përpiqeshin të zbarkonin në një plazh në…