
Shefi i BE-së në Kosovë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, zgjerimi mbetet politikë kyçe
01 tetor 2021
| 17:02
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e rajonit.
Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen edhe vizionin e BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, Szunyogu ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se zgjerimi mbetet politikë kyçe.
“E ritheksova edhe një herë që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe që zgjerimi mbetet politikë kyçe e jona”, është shprehur Szunyogu.