
Shefi i kabinetit të Kurtit: Qeveria Kurti më e hapura, kryeministri komunikon përmes ‘Facebook’-ut
Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë,Albin Kurti, Luan Dalipi, ka thënë se qeveria Kurti është prej qeveria më të hapura që ka pasur Kosova, duke “harruar” se Indeksi për Liri të Shtypit tregon se Kosova ka rënë për 24 vende për këtë vit.
Derisa ka kritikuar qeveritë paraprake për raportet me mediet, ai ka thënë se Kurti ka nivel të lartë të komunikimi me publikun në rrjete sociale.
Dalipi ka shkuar në “Facebook”, se rrjeti social i Kurtit është shndërruar në një mjet të informimit.
“Gjithashtu, vlen të theksohet se në asnjë mandat të mëparshëm nuk ka pasur një nivel kaq të lartë komunikimi publik nga ana e Kryeministrit, përmes rrjeteve sociale. Facebook-u, në këtë kuptim, është shndërruar në një mjet informimi po aq – në mos më shumë – efektiv sesa shumë portale tradicionale lajmesh, të cilat, në një pjesë të mirë të rasteve, nuk janë të pavarura nga ndikimi i grupeve të interesit ekonomik apo politik”, ka shkruar Dalipi.