Shefi i OBSh-së: Fundi i pandemisë, ende larg

28 prill 2020 | 09:04

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për shtyp u shpreh se pandemia “ka ende rrugë për të bërë” dhe vijon ta shkatërrojë funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore, sidomos sistemin imunitar të fëmijëve në vendet e varfra.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara është e shqetësuar nga numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve të raportuara në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe disa shtete aziatike, pavarësisht faktit se në disa prej vendeve të pasura ky numër ka filluar të pësojë rënie.

“Përpara nesh shtrihet një rrugë e gjatë dhe shumë punë për të bërë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Ghebreyesus përgjatë konferencës virtuale për shtyp në Gjeneve, ku ai shtoi se një valë e dytë infeksionesh mund të parandalohet nëse ndërmerren masat e duhura.

Tedros u shpreh se shëndeti i fëmijëve po vendosej në rrezik nga përparësia që pati emergjenca e koronavirusit me programin e vaksinave ndaj sëmundjeve të tjera.

“Fëmijët paraqesin rrezikshmëri të ulët për sa iu përket sëmundjeve të rënda dhe vdekshmërisë nga COVID-19, por janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të tjera të cilat mund të parandalohen nga vaksinat”, u shpreh Tedros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar një letër…