Shefja e hetimeve të Gjykatës Speciale pranon takimet me zyrtarë serbë, Fevziu pyet: ‘A është normale kjo?

22 tetor 2025 | 12:05

Gazetari Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion”, ka publikuar një emision që tregon se si Serbia e ka dirigjuar tërësisht procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Në emisionin e titulluar ‘Dëshmitë false ndaj procesit të UÇK-së’, ai ka publikuar dëshmitë e disa dëshmitarëve, të cilët tregojnë qartë se dëshmitë apo raportet e tyre e kanë pasur si burim final Serbinë.

Gjatë emisionit, ndër të tjera është transmetuar edhe dëshmia e Zdenka Pumper e cila njëherësh është edhe Shefe e Hetimeve në Gjykatën Speciale.

Ajo e ka pranuar qartë se ka takuar zyrtarët serbë, se ka bashkëpunuar me ta në gjetjen e dëshmive dhe dëshmitarëve kundër UÇK-së.

“Mendoj se jam takuar me zyrtarë serbë në tre ose katër raste”, ka thënë Zdenka Pumper gjatë dëshmisë së saj para trupit gjykues.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit, e ka pranuar se ka dijeni se edhe kolegët e saj kanë takuar zyrtarët serbë.

Në vazhdim të dëshmisë së saj, ajo ka treguar në detaje formën e bashkëpunimit me Prokurorinë Serbe për Krime Lufte. Sipas saj, ata e kanë autorizuar Prokurorinë Serbe, e cila më pas e ka urdhëruar Policinë Serbe dhe, në këtë mënyrë, i kanë siguruar dëshmitarët serbë dhe të tjerë.

Pas kësaj dëshmie, gazetari Blendi Fevziu ka pyetur: “A është normale kjo?!”.

Emisioni i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar lidhur me mbajtjen e Samitit…