
Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona
09 maj 2022
| 19:20
Dy punëtorë u lënduan derisa po i kryenin punimet brenda një objekti në Kaçanik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Lëndime kane pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Ndërsa në vendin e ngjarjes inspektoret e punës”, ka deklaruar Veseli.
Ai gjithashtu ka thënë se rasti është duke u hetuar.