Shërbimi i radiologjisë në QKMF-në e Malishevës do të punojw dy ditë në javë

04 nëntor 2020 | 14:42

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Liridon Hoti, ka bërë me dije se shërbimi i radiologjisë në QKMF-në në Malishevë, në tre muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim vetëm të hënën dhe martën.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim, mund ta bëjnë vetëm dy ditë në javë. Drejtori Hoti ka njoftuar se për shkak të një trajnimi të detyrueshëm për shërbime tjera profesionale në QKMF, punëtorët shëndetësorë janë të detyruar që për tre muaj të punojnë me ditë të reduktuara.

Pas tre muajsh, shërbimi i radiologjisë, bashkë me shërbime tjera profesionale, do të jetë me ditë të plota gjatë javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e…