
Shërbimi izraelit i emergjencës: 11 të plagosur pas sulmit të fundit iranian
22 qershor 2025
| 08:05
Shërbimi izraelit i emergjencës, Magen David Adom (MDA) ka thënë se 11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit të fundit iranit.
Në njoftimin e këtij shërbimi bëhet e ditur se personat e plagosur janë duke u dërguar në spital, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas MDA, në mesin e të plagosurve është edhe një me një plagë të rëndë në pjesën e sipërme të trupit, ndërkaq 10 të tjerët kanë lëndime të lehta me mavijosje.