Sherri i bujshëm i modeleve seksi/ Reagimi i Françeskës kur e pyesin për Kejvinën dhe Oriolën

10 janar 2021 | 15:31

Sherri i bujshëm i modeleve seksi/ Reagimi i Françeskës kur e

Lajmet për prishjen e marrëdhënies mes Kejvina Kthellës dhe Françeska Jaçes, bënë bujë dy vite më parë. Pasi publikonin foto me njëra-tjetrën në rrjetet sociale, erdhi një moment kur ata nuk u panë më bashkë.

Në atë kohë, Kejvina e pranoi se nuk flet më me Françeskëndhe tregoi se si kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet dhe mos të bëhen më bashkë.

Mediat raportuan se pas prishjes së miqësisë me Kejvinën, Françeska ka patur “probleme” edhe me Oriolën, e cila ka mbajtur anën e kushërirës së saj, Kejvinës.

Fillimisht u përfol se molla e sherrit ka qenë një çantë e shtrenjtë, por vetë Kejvina e hodhi poshtë këtë arsye.

Kjo temë është hapur sërish ditën e shtunë, pasi Françeska ka qenë e ftuar në “Shiko Kush Luan” dhe është pyetur rreth “telenovelës” së tyre. Asaj i është kërkuar të japë versionin e saj rreth kësaj çështjeje, duke na sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur.

Por, për habi të të gjithëve, bukuroshja ka preferuar të heshtë dhe të lyhet me tortë, duke qenë se kjo pyetje iu drejtua në lojën “Ndaje ose haje”. Heshtja e saj ka treguar se tashmë ajo nuk do t’i rikthehet më të shkuarës dhe të lëjë pas gjithçka që ka ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Autorët e librit Roger Boyes & Suzy…