
Sherri në Vorë | Procedohet penalisht Flamur Noka!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është proceduar në gjendje të lirë, pas incidentit në një qendër votimi në Vorë.
Policia thotë se dy shtetasit me të cilët Noka u konfliktua, Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33, kanë kryer kallëzim ndaj tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen SPAK, për hetime të metejshme.