SHGSK-ja: Kosova humbi njërën ndër figurat më të shquara

09 qershor 2018 | 12:00

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) më pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Kosova sot humbi njërën ndër figurat më të shquara të saj jo vetëm në sport, por në të gjitha sferat e jetës, një ambasador, një njeri që më veprimtarinë e tij jetësore e bëri gjithë botën të fliste për ne. Në këto moment të rënda për familjen, SHGSK-ja qëndron afër tyre dhe shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. U prehsh në paqe legjendë”, thuhet në telegramin e SHGSK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i EULEX-it, Bengt Persson është personi i parë që…