Shkarkohet drejtoresha për Kulturë në Istog
Elianë Blakaj, ka bërë me dije se është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Istogut.
Blakaj ka thënë se shkarkimi i saj ka ndodhur në mënyrë “tinëzare” dhe “tradhtare”.
“Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinëzare dhe tradhtare. Nuk ndodhi për shkak të mos kryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës”.
“Nuk më është ofruar asnjë letër arsyetimesh për shkarkim, përveç Vendimit i cili ka ardhur në Zyrën time, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës, i cili mendoj që nuk është dashur ta lejoj këtë tradhti, por tek e fundit ai ka menduar politikisht”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



