
Shkëndija kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Evropës
Shkëndija e Tetovës ka arritur që të fitojë në Rumani sonte me 10 lojtarë duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.
Shkëndija e Tetovës sonte ka arritur një fitore tepër të madhe kundër Botosanit në Rumani.
Ishte një ndeshje ku Shkëndija e Tetovës luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të e ndeshjes ku Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u kualifikuar kështu në rrethin e tretë të Europa Ligës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Besart Ibraimi në minutën e dytë të ndeshjes.
Pjesa e parë në përgjithësi ishte më e mirë për Shkëndijen madje edhe fillimi i pjesës së dytë derisa në përjashtimin e Alimit.
Botosani u mundua të barazojë rezultatin por Shkëndija e ruajti atë. Shkëndija pritet që të luajë kundër fituesit të ndeshjes Lokomotiv Plovdiv-Tottenham.
Ndeshja pritet që të zhvillohet në Maqedoni që mund të konsiderohet një përparësi për Shkëndijën.