Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Çabiq fillon procesin mësimor me një ndërrim

07 maj 2025 | 14:09

Në kuadër të investimeve në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se kanë investuar në rinovimin e objektit të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Çabiq, projekt në vlerë rreth 30 000.00 euro.

“Bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kemi vizituar shkollën dhe kemi parë nga afër realizimin e punimeve dhe, po ashtu, kemi diskutuar edhe për nevojat e reja për investime.

Me investimin që kemi bërë dhe ndryshimet në hapësirat e brendshme të shkollës, është bërë e mundur që procesi mësimor të zhvillohet vetëm në një ndërrim, që ndikon edhe në uljen e shpenzimeve nga buxheti i komunës në të ardhmen si dhe janë krijuar kushte më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor”, ka treguar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi, ekspert i ekonomisë Në pamje të parë,…