Shkollimi profesional, garanci për uljen e papunësisë

21 tetor 2019 | 20:28

Shkruan: Bekim Brestovci

Shkalla e papunësisë në Kosovë në vitin 2018 arrin mbi 30%.

Ne Kosovë 2/3 e popullsisë është popullatë e aftë për punë, përderisa tregut të punës për çdo vit i ofrohen më se 25.000 të ri të aftë për punë.

Shteti i Kosovës me një ekonomi të pazhvilluar as për së afërmi nuk arrijnë ti sistemoj punëkërkuesit e problemi bëhet edhe më delikat me vet përcaktimin e punëkërkuesve me kërkesat e tyre për një vend punë kryesisht në sektorin publik.

Një problem shumë të madh në rritjen e papunësisë paraqet edhe mos planifikimi i kuadrove, karshi kërkesave të tregut të punës.

Fakultetet dhe Kolegjet ekzistencë në Kosovë çdo vit po nxjerrin numër të madh të të diplomuarve por këta të diplomuar kryesisht nuk po gjejnë një vend pune në Kosovë dhe një pjese e madhe e tyre i është drejtuar ose pret ti drejtohet tregut të punës në shtetet e Evropës perëndimore për një vend pune.

Nëse sot do i anketonim të rinjtë tanë, të papunë se cilën punë, për të cilën ka nevojë tregu i punës në Kosovë dinë ta bëjnë, të pakët janë ata të cilët janë të përgatitur profesionalisht për të bërë ndonjë punë profesionale.

Prandaj, Kosova ka nevojë të madhe për ndërhyrje dhe ndryshime në sistemin arsimorë.

Kosova ka nevojë për shkolla profesionale dhe atë për shkolla profesionale të sistemin dual, ashtu siç janë shkollat profesionale në Gjermani.

Edhe këtu afaristët nga Diaspora mund të luajnë një rol te rëndësishëm duke i marrë të rinjtë nga Kosova në shkollimet profesionale 3 vjeçare në ndërmarrjet e tyre në Diasporë, ashtu siç po vepron Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, tash e dy vite.

Përmes një migrimi qarkor dhe rikthimit të këtyre të rinjve të profesionalizuar në Kosovë, do krijohej mundësia e shpejtë që këta të rinjtë të aftësuar profesionalisht jo vetëm të ofrojnë në treg punë cilësore dhe profesionale por do ishin edhe trajnerët e shumë e shumë gjeneratave pasuese ne shkollat profesionale dhe në qendrat e trajnimeve profesionale që do duhej të krijoheshin në Kosovë.

Shkollimi dhe aftësimi profesional do e plotësonte nevojën e tregut, do e zbuste dukshëm papunësinë dhe njëherësh do ishte një përmbushje e rëndësishme e njërit nga kriteret të cilët kërkojnë edhe investitorët e juaj që mund të jenë potencial investimi në Kosovë.

(Fragment i shkëputur nga diskutimet me qytetarë gjatë fushatës zgjedhore )

B.B || 21.10.2019 ||

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni Nisma-AKR-PD ende nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor,…