Shkon në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë

15 tetor 2023 | 12:22

Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Krasniqi potencoi se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje.

“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.

Përndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogram mish.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se…