Shkrime nacionaliste e kundër institucioneve të Kosovës vendosen në disa komuna

01 shtator 2025 | 08:02

“S’e japim Serbinë”, “Lufto kundër bllokadave të Kurtit”, “E dua kthimin e Serbisë sime”, janë vetëm disa nga shkrimet që janë vendosur në disa komuna me shumice serbe në Kosovës.

Parulla me thirrje nacionaliste dhe kundër institucioneve të Kosovës janë vendosur këtë të dielë, më 31.08.2025 edhe në komunën e Graçanicës, komunë e cila është e banuar me serbë.

Posterët në gjuhën serbe janë vendosur edhe në fshatin Koretishtë të Novëberdës e në Mitrovicë të Veriut, raporton Dukagjini.

Nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës, nëse janë duke hetuar apo kanë identifikuar ndonjë person për këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake…