SHKUK jep detaje: Ujku e tërhoqi zvarrë 5-vjeçaren në Shtërpcë

28 gusht 2025 | 14:54

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçare nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Tutje në njoftim thuhet se sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

“Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja  vlerësohet stabile”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim janë dhënë  vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

“Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se pasi të konsumohen…