
Shkyçja e bizneseve, Tahiri: Qeveria po e çon Kosovën drejt falimentimit – mbi 1,000 kompani në prag mbylljeje
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji nuk ndalet.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se energjia është themeli dhe pa të, nuk ka ekonomi në Kosovë.
“Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në rrugë pa dalje. Në vend të kapaciteteve të reja dhe një tregu të hapur, kemi monopole të krijuara me vendime politike dhe shkyçje të bizneseve. Kjo është skemë shkatërruese, jo reformë”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Sipas tij, pasojat janë të rënda: mbi 1,000 kompani në prag të mbylljes, mbi 120 mijë punëtorë dhe familjet e tyre në gjendje alarmante dhe rritje e çmimeve që do t’rëndojnë çdo qytetar.
“Institucionet që duhej të mbronin interesin publik, Qeveria e ZRRE-ja janë bërë vet problemi. Në vend të rregullimit duke e analizuar kontekstin e vendit dhe mbikëqyrjes e pse jo zgjidhjeve që reflektojnë situatën aktuale në Kosovë, kemi policinë që shkon për të shkyçur bizneset, duke treguar dështimin e plotë të qeverisjes”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë: