
Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon protestë para komunës së Prishtinës
23 qershor 2025
| 08:04
Gjatë ditës së sotme Shoqata “Bizneset e vogla’’ pritet të organizojë një protestë para komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit, kjo protestë organizohet kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirës publike dhe veprimeve selektive e të padrejta të Inspeksionit të komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla.
Protesta do të nisë në orën 10:00.