
Shoqata e futbollistëve kërkon përgjysmimin e pagave
13 prill 2020
| 18:31
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të futbollistëve në Kosovë ka shkruar në lidhje me procedurat që futbollistët duhet t’i ndjekin për të përfituar nga pako emergjente e ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Shoqata në fjalë ka kërkuar nga kapitenët e skuadrave kosovare që me mirëkuptim t’i ulin pagat deri në 50 përqind. Kjo bëhet e ditur se do të ndodhë deri në kalimin e situatë së krijuar me pandeminë COVID-19, e njohur si koronavirus.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3087309001292113&id=1796307767058916&__tn__=K-R