Shoqata e Prodhuesve i reagon KEK-ut: Mos bëni presion ndaj bizneseve për ndërprerje të rrymës

13 qershor 2025 | 15:35

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga KEK-u t’i ndalin presionet ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të rrymës.

Sipas tij, ky është edhe shantazh, nëse ata nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF).

“Apel për KEK-un – Ndalni presionin ndaj prodhuesve! Në emër të Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, i bëjmë thirrje KEK-ut që të ndalojë menjëherë presionin ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF). Kujtojmë se rregullorja e ZRrE-së i obligon KEK-un që të ofrojë furnizim për 60 ditë për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë kontratë me ndonjë furnizues të licencuar. Çdo kërcënim për ndërprerje është i padrejtë dhe jashtë kornizës rregullative. A nuk mjafton që po përballemi me rritje 2-3 fish të çmimit të rrymës, tash edhe presion e shantazh?”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Xhemail Lladrovci Me 12 qershor 1999 hynë trupat e…