Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë proteston para komunës
19 gusht 2025
| 12:26
Qytetarët dhe shoferët e autobusëve nga Podujeva kanë kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e kthimit të autobusëve në zonën pranë Xhamisë së Llapit.
Masa është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me arsyetimin se disa operatorë të transportit po tentojnë të anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës.
Për këtë arsye, Shoqata Transportuese të Autobusëve Prishtinë-Podujevë sot kanë protestuar para Komunës së Prishtinës. /KP



