Shoqëria civile i shkruan letër të hapur Mogherinit

23 nëntor 2018 | 16:39

Organizatat e shoqërisë civile i kanë shkruar një letër të hapur shefes së politikës se jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qasja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përfshirë këtu disa deklarata tuaja të fundit, sado të paqëllimshme të janë ato, mund të prodhojnë efekte tejet të rrezikshme dhe të dëmshme jo vetëm për paqen në rajon por edhe mund të rrezikojnë gjithë ndikimin e angazhimit 20-vjeçar ndërkombëtar drejt paqeruajtës dhe shtetndërtimit”, është thënë në letrën e shoqërisë civile drejtuar Mogherinit.

Letra e plotë e shoqërisë civile:

E dashura znj. Mogherini

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, e sidomos me Bashkimi Evropian, për dekada të tëra janë angazhuar me sinqeritet për të ndihmuar përpjekjet për shtetëndërtim në Kosovë. Ne jemi angazhuar me përkushtim në kultivimin e parimeve të qeverisjes së mirë, transparencës, dhe llogaridhënies për një shoqëri multientike dhe multikulturore. Ne e dimë se e vetmja mënyrë për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon mbështetet në pranimin dhe kultivimin e multietnicitetit.

Ne vazhdimisht kemi kritikuar liderët tanë politik, të cilët kanë dështuar të menaxhojnë procesin e anëtarësimit në BE dhe dialogun me Serbinë në interes të qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata përgjegjës për dështimet e tyre.

Për më tepër, ne organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kemi qenë shumë aktive në denoncimin e çdo përpjekjeje për të nxitur përçarje etnike dhe kemi kundërshtuar fuqishëm çdo propozim për ndarjen e Ballkanit Perëndimor në baza etnike, për ç’gjë historia ka dëshmuar se mund të ketë pasoja katastrofale për stabilitetin në rajon. Ne gjithashtu jemi angazhuar aktivisht, e nganjëherë edhe në dëmin tonë, në krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve, serbeve dhe grupeve tjera etnike brenda dhe jashtë Kosovës.

Ne kemi punuar në partneritet me komunitetin ndërkombëtar, edhe kur ishte tejet e dhimbshme për ne, në procesin e domosdoshëm të pajtimit. Ne besojmë se ky ishte proces bazë për sigurimin dhe rikthimin e besimit të ndërsjellë, i cili do të na sillte liri të lëvizjes, bashkëpunim mes biznesesh dhe kushteve të favorshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Duke parë BE-në si një aleat kyç në reformat e rëndësishme që duhen ndodhur në vendin tonë, organizata e poshtë-nënshkruara të shoqërisë civile në Kosovë, me mirësjellje ju kërkojmë të rishikoni përpjekjet dhe politikat tuaja ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qasja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përfshirë këtu disa deklarata tuaja të fundit, sado të paqëllimshme të janë ato, mund të prodhojnë efekte tejet të rrezikshme dhe të dëmshme jo vetëm për paqen në rajon por edhe mund të rrezikojnë gjithë ndikimin e angazhimit 20-vjeçar ndërkombëtar drejt paqeruajtës dhe shtetndërtimit. Pavarësisht dialogut në proces mes dy vendeve, Serbia ka shpërfillur haptazi dhe në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës në nivele të ndryshme, për veprime të cila nuk ka pasur çfarëdo dënimi të qartë nga ana juaj. Prandaj:

Ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga deklaratat e njëanshme në mënyrë që të ruani kredibilitetin e rolit tuaj si ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë;

Ju kërkojmë që të përmbaheni nga ndjekja e mëtejshme e shkëmbimit etnik të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që është kundër të gjitha vlerave mbi të cilat BE është themeluar dhe i promovon në vazhdimësi;

Ju kërkojmë të rishikoni fuqishme qasjen e BE-së ndaj Kosovës, duke marrë parasysh se të gjitha politikat të miratuara nga BE së fundmi, duke përfshirë këtu Strategjinë e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë dështuar të krijojnë një rrugë të qartë për anëtarësim e Kosovës në BE, kjo rrezikon që BE të humbasë mbështetjen e fortë për procesin e integrimeve që ka ekzistuar në Kosovë deri më sot, pasi qytetarët janë të lodhur nga mungesa e progresit dhe premtimet e thyera në të cilat kanë besuar deri më tani;

Ne ju bëjmë thirrje që të siguroheni se të gjitha veprimet tuaja kontribuojnë në një trajtim të barabartë të Kosovës me vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që të shmanget rreziku i uljes së mbështetjes popullore për integrimin e Kosovës në BE, si një qëllim nacional i Kosovës.

Deri tani, ne besojmë se Kosova është detyruar të bëjë kompromise shumë të dhimbshme, përderisa premtimet e bëra nga BE nuk janë mbajtur.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në si një partner thelbësor në avancimin e reformave të rëndësishme për vendin tonë.

Organizatat e shoqërisë civile që e mbështesin këtë letër janë:

7 Arte
Anibar
ARTPOLIS Center
Asociacioni për Shoqëri Civile Mitrovicë
ATTA
Avoko
Centre for Research Documentation and Publication – CRDP
Center for Education and Training – CET Prizren
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Development Fund – CDF
Çohu
Dam Festival
Ekovizioni
ETEA OJQ
Fondacioni Lumbardhi
GERMIN
Handikos
Hëna e Kuqe e Kosovës
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
Instituti Demokratik i Kosovës – KDI
Institue for Development Policy – INDEP
Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D
Instituti Columbus
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Institute for Accounting, Auditing and Finance – KAF
Integra
Initiative for Progress – INPO
INJECT
IPKO Foundation
KADC
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNj
Kosovar Institute for Policy Research and Development – KIPRED
Kosovo Civil Society Foundation – KCSF
Kosovo Foundation of Cultural Heritage ëithout Borders – CHëB Kosovo
Kosovo Education Center – KEC
Kosovar Youth Council – KYC
Kosova Population Foundation – KOPF
Leadership and Groëth Council – LGC
Let’s Do It Kosova
Let’s Do It Peja
Levizja FOL
NOPM
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
Organizata e Personave me Distrofi Muskulare ne Ferizaj – OPDMF
OJQ KOHA
OJQ TOKA
Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS
Qendra për Avokim dhe Politika – QPA
Qendra Kosovare per hulumtime urbane PRO-Planning
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RRGK
Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatar – PEN
STIKK – The Kosovo ICT Association
Syri i Vizionit
Shoqata Down Syndrome Kosova
Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan
Today Towards Future
Vision 02

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një gjuhë të zakonshme, që është shumë larg asaj…