
Shorti i Ligës së Evropës
Mesditën e sotme është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Goglat nuk u treguan shumë bujare me Milanin, që e pret një grup shumë e vështirë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Celtic, Spartën e Pragës dhe Lille, teksa është e vështirë që të etiketosh një skuadër favorite për kalimin e grupit.
Pa fat edhe Napoli, që nuk do ta ketë aspak të lehtë kualifikimin, pasi është shortuar me Real Sociedad, Alkmarin si dhe Rijekën në Grupin F. Tirana nëse do të kalonte Young Boys mbrëmjen e së enjtes do të ishte në një grup me Romën, Cluj dhe CSKA e Sofjes.
Një grup shumë interesant është padyshim ai G, ku Braga, Leicester dhe AEK do të sfidohen për të kaluar në turin tjetër. Me fat ndërkohë Tottenham që nuk pritet të ketë shumë probleme në Grupin J.