Shpallen rezultatet përfundimtare për balotazhin e 9 nëntorit

21 nëntor 2025 | 17:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar me rend se kush-ku fitoi, sipas renditjes së komunave që shkuan në balotazh.

Radoniqi po ashtu ka bërë me ije se ankesat lidhur me shpalljen e këtyre rezultateve, mund të bëhen gjatë 48-orëve, duke filluar nga sot në ora 16:00.

Megjithatë, gjatë mbledhjes, Arianti Elshani, anëtari i PDK-së në KQZ, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

Por, i njëjti ka thënë se pavarësisht ankesave, PDK i bindet vendimeve të organeve të rendit dhe do të votojnë “për” shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Ankesë ka pasur edhe Sami Kurteshi, anëtar i LV-së në KQZ, për komunën e Kllokotit, dhe ka votuar kundër shpalljes së rezultateve përfundimtare në këtë komunë.

Me Kurteshi është pajtuar edhe kolegu i tij, Alban Krasniqi, anëtar i LV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë…