Shpallet programi YES për vitin shkollor 2019-2020

12 shtator 2018 | 15:32

Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar (American Councils for International Education) shpallë konkursin për programin Kennedy-Lugar YES (Youth Exchange and Study) për bursë të plotë për në SHBA.

Programi YES, i financuar nga Departamenti Shtetëror Amerikan, Zyra për Arsim dhe Kulturë ofron bursë një vjeçare për nxënësit e klasave të 10-ta dhe të 11-ta, për ta vijuar një vit të shkollës së mesme në SHBA.

Nxënësit i kanë të mbuluara këto shpenzime:

  • Udhëtimin për në SH.B.A dhe anasjelltas;
  • Bursën mujore që u mundëson nxënësve të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe të blejnë mjete personale të nevojshme;
  • Vendbanimin tek një familje nikoqire amerikane për një vit;
  • Regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane;
  • Pjesëmarrjen në aktivitetet orientuese të programit;
  • Aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane;
  • Mbështetjen për ish-bursistët që të realizojnë projekte në

komunitetin ku jetojnë;

  • Sigurimin mjekësor.

Kushtet për aplikim për bursën YES janë:

–  nxënësit duhet të jenë të regjistruar në klasë të 10-të apo të 11-të në vjeshtën e vitit 2018

–  të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës

–  të kenë njohuri te mirëfillta te gjuhës angleze

– të jenë të përshtatshëm për t’u pajisur me vizë J-1

–  të jenë të lindur ndërmjet 1 janarit të vitit 2002 dhe 15 korrikut 2004

– Nxënësit me aftësi të kufizuara mund të jenë të cilësdo klasë të shkollës së mesme, të lindur ndërmjet 15 shkurt 2001 dhe 15 korrik 2004

Të gjithë nxënësit që i plotësojnë kushtet e lartpërmendura dhe janë të interesuar ta vijojnë një vit shkollor në SH.B.A, ftohen të aplikojnë në:

E enjte, 13 shtator, 2018, Asociation “Loyola-Gymnasium”
Rruga e Tranzitit Petrovë, 20000 Prizren – Kosovë

E shtunë, 15 shtator, 2018, Fakulteti Filozofik

Rr. “Eqrem Çabej” nr.21, 10000 Prishtinë

 Regjistrimi në të gjitha qendrat e testimit bëhet mes orës 9:00-12:00

 Nxënësit në testim duhet të sjellin:

-një fotografi në formatin 3 x 4 cm

-certifikatën e lindjes, pasaportën, ose një dokument tjetër identifikimi
– dhe një stilolaps

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën e Këshillit Amerikan në: Rexhep Luci, 30, 8/3-1
10000 Prishtina, Kosovë Tel: 038  226-255 E-mail: [email protected], [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka votuar për aplikimin e masave disiplinore kundër…