Shpend Ahmeti reagon pas fotografisë me Ramiz Lladrovcin
02 dhjetor 2025
| 23:57
Një fotografi e ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ka ngjallur komente dhe dyshime për një rikthim të mundshëm të Ahmetit në politikë, sidomos në prag të zgjedhjeve.
Ahmeti reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë çdo spekulim për angazhim politik dhe duke sqaruar se takimi me Lladrovcin ishte thjesht miqësor.
“Para se me më pyt mediat e para se me u shpërnda në rrjete, Jo, nuk jam tu hy në politikë. Kam miq në çdo parti dhe me qef i takoj sa herë që i shoh dhe ja u them atë që mendoj. Falemnderit për vëmendjen”, shkroi ai në Facebook.



