Shpërthim i madh në këtë qytet të Rusisë

29 mars 2022 | 22:32

Sot është raportuar për një shpërthim në qytetin Belgorod, në Rusi.

Ky qytet gjendet 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën, kurse deri më tani nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë.

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe gurvenatori i këtij rajoni mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Agjencia e lajmeve ruse Tass raporton sipas burimeve, se si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të plagosur katër ushtarakë, transmeton “Epoka e re”.

“Një predhë ra në territorin e një kampi ushtarak në rajonin Belogord. Katër ushtarakë u plagosën”, citohet të ketë thënë burimi.

Sipas Tass, të dhëna fillestare tregojnë se predha është hedhur nga territori ukrainas.

Megjithatë dyshohet se raketat ruse kanë huqur cakun, duke marrë rrugën dhe drejtimin e gabuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi i ka numëruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare…