
Shpërthim i madh nga rrjedhja e gazit, kamerat kapin pamjet
Një shpërthim nga një rrjedhje gazi plagosi të paktën një zjarrfikës dhe dëmtoi shumë prona pasi një shkëndijë shkaktoi rrjedhje, ndërsa ekipi i zjarrfikësve punonte në një linjë gazi. Sipas KWWL, shpërthimi ndodhi të hënën. Shtëpia u pastrua dhe rruga u bllokua në mënyrë që ekipet të mund të punonin për rregullimin e rrjedhjes së gazit.
Shkëndija goditi vijën, e cila shkaktoi rrjedhje. Shtëpia shpërtheu më pas. Nuk ka asnjë fjalë nëse ekuipazhi është plagosur, por zjarrfikësit menjëherë filluan të luftonin me zjarrin, i cili vazhdoi për disa orë.
Një zjarrfikës u plagos derisa u përpoq t’i ndalonte flakët nga shpërndarja në shtëpi të tjera. Copëzat që ishin shpërndarë nga shpërthimi goditën disa prona aty pranë, duke i detyruar disa të kërkonin strehim alternativ. Rasti ka ndodhur në Dubuque të ShBA-së.