SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Në vitin e pestë me radhë Superheronjtë lëshohen në pediatri në një ditë që i kushtohet fëmijëve, atyre që na kujtojnë sa e vlefshme është çdo buzëqeshje dhe çdo moment i vogël gëzimi. Në Klinikën e Pediatrisë u zhvillua sot aktiviteti tradicional i fundvitit, i organizuar nga Grupi Alpin dhe Care for Kosovo Kids, me mbështetjen e Bankës Ekonomike.
Prandaj sot, superheronjtë nuk ishin thjesht simbol, ata dhanë një mesazh shprese për fëmijët dhe familjet e tyre. Çdo dhuratë, çdo përqafim dhe çdo buzëqeshje është një mënyrë e vogël për t’u thënë, QË JU NUK JENI VETËM. Banka Ekonomike beson se kujdesi për fëmijët dhe komunitetin nuk është vetëm përgjegjësi, por edhe vlerë që duhet jetuar çdo ditë. Prandaj, me shumë zemër ka mbështetur këtë event për t’u sjellë fëmijëve pak lumturi, për të treguar se kujdesi dhe afërsia kanë rëndësi të veçantë, që këtë periudhë ta kenë sa më të ngrohtë, edhe pse larg ambienteve të tyre familjare. Derisa zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Bankës Ekonomike, Hamide Pacolli-Gashi i urojë fëmijëve shërim sa më të shpejtë. “Për Bankën Ekonomike është donacioni më fisnik që kemi mundur të bëjmë, sepse sot do të mundohemi t’u sjellim një buzëqeshje fëmijëve të cilët janë në shërim këtu në Spitalin e Pediatrisë, duke ju uruar atyre shërim dhe të kthehen sa më shpejtë pranë familjeve të tyre”, tha Pacolli. Bankë Ekonomike si çdo vit bëri gjithashtu një donacion për Care for Kosovo Kids, duke kontribuar në mbështetjen e trajtimeve dhe shërbimeve për fëmijët që përballen me sfida shëndetësore. Përfaqësuesit e organizatorëve theksuan se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të sjellë pak dritë dhe ngrohtësi emocionale për fëmijët dhe familjet e tyre, duke e kthyer këtë iniciativë në një traditë të qëndrueshme solidariteti. Aktiviteti u mirëprit nga stafi mjekësor dhe prindërit, të cilët vlerësuan kontributin dhe përkushtimin e organizatorëve për t’u ofruar fëmijëve një ditë më të veçantë në prag të festave të fundvitit.




