Shqipëria dhe Kosova nuk ndryshojnë në renditjen e FIFA-s

19 dhjetor 2019 | 13:41

Shqipëria dhe Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, përsa i përket renditjes mujore të FIFA-s, që është bërë publike ditën e sotme.

Kështu kombëtarja kuqezinjtë vazhdojnë të ndodhen në vendin e 66-të, duke pasur mbi vete Slloveninë, ndërsa ndiqen nga Arabia Saudite.

Edhe Kosova nuk ka ndryshuar pozicion dhe ndodhet momentalisht në 115-të. “Dardanët” janë poshtë Azerbajxhanit dhe ndiqen nga Korea e Veriut. Ndërkaq as 10-shja e parë nuk ka ndryshuar, duke qenë se kombëtaret nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë këtij muaj, teksa Belgjika kryeson në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ka bërë me dije…