Rama: Kemi siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid, një pjesë do t’ia ndajmë Kosovës

01 janar 2021 | 12:48

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Përmes një konference për media, Rama tha se kjo u bë e mundur pas kontratës që shteti shqiptar ka nënshkruar me kompaninë “Pfizer”.

Ai bëri të ditur se rreth 10 mijë vaksina do të jepen në fund të këtij muaji.

“Ju njoftoj se kemi siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses. Kemi miratuar me akt normativ sipas marrëveshjes së dakordësuar zyrtarisht. 10 mijë e 750 dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit dhe tjerat me radhë muaj pas muaji. Kjo është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së këtij armiku të padukshëm. Do të vazhdojmë të përpiqemi nga të katër anët që plani i vaksinimit të realizohet sipas parashikimit”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë profesori Riza Smaka. Lajmin e kanë bërë…