ShSKUK: Gruaja që bëri vetëvrasje në oborrin e QKUK, po trajtohej në klinikën e Psikiatrisë

22 maj 2025 | 22:30

Gruaja që ka bërë vetëvrasjee në oborrin e QKUK, ka qenë duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të kësaj klinike. Në këtë repart pacientët nuk mbahen të izoluar dhe lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

Postimi plotë:

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton opinionin publik se një paciente e moshës rreth 40-vjeçare, e cila ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes.
Pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të kësaj klinike. Në këtë repart pacientët nuk mbahen të izoluar dhe lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve.
Menaxhmenti i QKUK-së, pasi ka pranuar informatën ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë. Aktualisht kanë nisur procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
QKUK siguron opinionin publik se do të ndërmerret çdo masë në përputhje me gjetjet nga raporti zyrtar.
Po ashtu do të ndërmerret çdo veprim me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme dhe përmirësimit të mëtejmë të shërbimeve psikiatrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një…