ShSKUK-ja dhe Oda e Infermierëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

14 gusht 2025 | 12:05

Është bërë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, dhe Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Kosovës (OIK), të përfaqësuar nga kryetarja, Nexhmije Gori.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional, me synim të avancimit profesional të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.

Marrëveshja parasheh mbështetje të përbashkët për edukimin e vazhdueshëm profesional, shkëmbimin e njohurive, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Përmes këtij bashkëpunimi, palët angazhohen të krijojnë mundësi të reja për trajnim, specializim dhe zhvillim të kapaciteteve profesionale për infermierë të profileve të ndryshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe në shërbimin më të mirë për qytetarët tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka njoftuar se Cesare Edwards është përforcimi më…