Shtatë orë me gjeneral Nasim Haradinaj

07 nëntor 2022 | 17:12

Nga: Mehmet Musa

Fiks në orën 09:00 arritëm në cak, Shqiptarja dhe Shqiponja që drejtonin makinën më thanë se do të shëtisim nëpër qytet derisa të vijë koha për të hyrë brenda, sepse Shqiptarja e njeh mirë gjuhen angleze dhe në orën 16:00 jemi te dera.

U paraqita te dera e hyrjes, zbatova rregullat e natyrshme dhe hyra brenda. Më pyetën se kë do ta vizitoja. Me përkthente Shqiptarja. I thash Shqiptare thuaju do ta vizitojë gjeneralin tim. Zyrtari prapë pyeti. Si quhet?. I thash Shqiptares thuaju ai është Jezu Krishti dhe Muhamedi im.
Kupto thanë, emër mbiemër. Atëherë u përgjigja: Nasim Haradinajn.

U hap një derë me qelsa, një kontroll rigoroz sikur të hysh në aeroplan, çdo gjë, celular etj, i lash në kasafortë. Pastaj erdhi një gardian i burgut, i kaluam disa oborre të gjitha me hekura. Gardiani belbëzonte nga pak gjermanisht, duke e njohur karakterin e Nasim Haradinajt, e duke menduar se edhe vizitorët e tij janë si Nasimi, filloj të më tregoj me dorë se në katin e katërt, ajo dritarja lartë është dhoma ku ka qëndruar Sllobodan Millosheviqi, pastaj ajo tjetra Karaxhiqi e kjo në katin e dytë Mlladiqi.

Unë e pyeta se në cilën dhomë do të qëndrojë Aleksandër Vuçiqi që ishte ministër i Millosheviqit, ai vetëm rrudhi krahët, duke ecur rrugës folëm edhe për gjeneral Nasimin. I thash se është padrejtësisht këtu Nasimi. Gardiani më tha unë nuk kam faj. Dhe arritëm të dera e fundit ku më priste Nasim Haradinaj. Por fati im kishte qenë më i madh, për të takuar atë ditë sa më shumë luftëtarë lirie.

Atë ditë kishin pasur vizita edhe tre krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Dhomat ishin të veçanta në një korridor, dhe posa u hap dera ishte Nasimi së bashku me Rexhep Selimin, u hutova për pak sekonda, por u gëzova pa masë. Së pari i dhashë dorën dhe e përqafova si vëllanë tim Xhevdetin, Rexhep Selimin, pastaj Nasim Haradinajn.

U përpoqa që ta mbajë veten mos të më rrjedhin lotët por nuk kishte gjë më kiamet e më të vështirë në jetë për atë që ka ndjenja njerëzore se t’i shohësh prapa grilave ata burra të kombit të cilët kanë bërë aq shumë për këtë vend që pas 150 viteve robëri t’i shporrin nga trojet tona lugatat e Karpateve. Deri sa unë flitja, gardianët shikonin dhe njeri dinte nga pak shqip. Iu drejtova gjeneralit; gjeneral ngrite kokën lartë ashtu siç e ke pasur çdo herë,sepse gradat tuaja nuk i ke nga Nikolla Lubiçiqi, Velko Kadijeviçi, Branko Mamulla e nuk ishe burrë shkine por gradat tuaja janë qëndisur mbi supet tuaja me mësimet e bacës Ismail, e bacës Jusuf, të kombinuara me gjakun e Luanit, Shkëlzenit, Enverit e Himë Rasim Haradinajt, i cili pa i mbushur 17 pranvera ra siç ranë heronjtë e Vigut.

Prandaj të lutëm gjeneral në emër të familjeve të dëshmorëve të kombit, më lejo që ta puthë dorën e ta puthë ballin qe po të shndritë tamam si rreze dielli mbi Dukagjin. U ulëm ballë – përballë në dhomën e vizitorëve me Nasim Haradinaj, ku papritmas troket dera dhe hyri brenda me dy kafe në dorë Presidenti i shtrenjtë i Kosovës Hashim Thaçi, u ngritëm u morëm ngryk sikur të njiheshim para shumë viteve edhe pse ishte hera e parë që takoheshim bashkë.

Edhe presidentit i thash dy fjalë; në kohen e profetëve, profetët më të mirin djalë duke ia mbyllur sytë me shami e thernin thikë për kurban, ndërsa Atdheu ynë ka zgjedhur më të mirët djem por, jo lidhur sytë me shami, po me sy hapur e vigjilent që të jeni kurban me krahë, së shpejti një ditë do të fluturoni e vini në folenë tuaj, në familjen, e vatrën tuaj pran varreve tëdëshmorëve të Atdheut e në mesin e shokëve tuaj të luftës e të armëve.

Ajo ishte privilegj i rrallë për mua, ku kishim të drejt ne vizitorët të i vizitonim edhe dhomat tjera, shkoja të dhoma e Kadri Veselit e Rexhep Selimit, të katërtit sa ishin aty secili më dukej më vëlla se tjetri, ndërsa gjenerali im rrinte çdo herë me fytyrë qeshur. Më ngeli merak që nuk pata fat ta takoja zëdhënësin e parë të UÇK-së Jakup Krasniqin, ma donte zemra ta takoja kushëririn tim nga fisi Pjetër Shalën.

Kështu këtë të shtunë më 5 nëntor i kalova shtatë orë si shtatë minuta me bijtë më të mirë të dheut e Atdheut tonë të shumëvuajtur, duke u kthyer me zemër e shpirt të lënduar por duke shpresuar se së shpejti do takohemi me ta në qiellin e hapur të Kosovës, ku Kosovë shamizeza i pret me duar hapur e me padurim bijtë e sajë çlirimtar.

Paçi shëndet e jetë të gjatë o çlirimtar! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për situatën e…