
Shtatë vjet pa Gazmend Sinanin
23 qershori i vitit 2018 ishte shumë i rëndë për basketbollin e Kosovës.
Gazmend Sinani ndërroi jetë në një aksident trafiku, ku Kosova dhe basketbolli humbi një person shumë të dashur dhe një profesionist, i cili gjithmonë dha maksimumin për Dardanët.
Sot kujtojmë Gazin, i cili gjithmonë do të mbetet në zemrat tona.
Gazmend Sinani ishte një person dhe basketbollist i dashur për të gjithë. Gazi njihej për shpirtin e tij luftarak në të gjitha skuadrat ku ka luajtur.
Kosova humbi një basketbollist të dashur dhe një djalë të jashtëzakonshëm.
Gazmend Sinani ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ai ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja. Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.