Shtëpia e Bardhë ‘dorëzon’ Ballkanin (video)
12 dhjetor 2025
| 16:22
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së e vendos Evropën jashtë prioriteteve kryesore, duke i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor më të cenueshme, sipas vëzhguesve.
Përgjegjësia kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të këtij rajoni tani kalon te BE-ja, thonë ish-diplomatët Daniel Fried dhe Wolfgang Petritsch.
Por Kongresi amerikan, në të njëjtën kohë, po shtyn përpara edhe Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili bie ndesh me Strategjinë Kombëtare dhe synon të forcojë angazhimin ushtarak të ShBA-së në Evropë.



