Shtetasit e Kosovës janë të tretët për punësim në Kroaci

04 shkurt 2022 | 13:24

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përljaskaj ka bërë sot të ditur se në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7,912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.Përljaskaj në një postim në “Facebook, shkruan se shtetasit e Kosovës janë të tretët me vend pune në Republikën e Kroacisë, ndërsa ata të Shqipërisë në vendin e gjashtë.

“Të dashur atdhetar. Sipas të dhënave të fundit të MBP gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqiptarë nga Republika e Kosovës, d.m.th shtetasit kosovar janë të III-tit me vend pune në Republikën e Kroacisë. Nga Republika e Shqipërisë janë të punësuar 3,719, shtetasit shqiptarë janë të VI- tit me vend pune në R. e Kroacisë”, shkruan Lekaj – Prljaskaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet…