Shteti drejt falimentimit!

10 korrik 2025 | 08:19

Shkruan: Ramadan Avdiu

Kosova po kalon momentet më kritike të pasluftës, jo për shkak të ndonjë kërcënimi apo agresioni të jashtëm, por si pasojë e stagnimit institucional dhe një përqendrimi të madh të pushtetit në duart e një njeriu të vetëm, Albin Kurtit, i cili erdhi në pushtet me premtimin për bashkim kombëtarë, drejtësi dhe demokraci.

Ai me regjimin e tij për 5 vite, harxhuan mbi 13 miliardë euro buxhet, por që nuk mund të ua numrosh një punë të kryer me sukses. Në vend të progresit kemi regres dhe dështime të pafundme…
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Albin Kurti dhe ministrat e tij dhanë dorëheqje nga ekzekutivi dhe u përcaktuan të mbajnë mandatin e deputetit. Pëkundër kësaj, ata pas seancave të dështuara nga karrika e deputetit, vazhdojnë të shkojnë në qeveri dhe të ushtrojnë pushtetin qeveritar si të ishin legjitim. Bile edhe çirren deri në kupë të qiellit se vendi ka qeveri, shteti funksionon si kurrë më parë e gjepura të tjera maniplulative që synojnë t’i mbajënë në grackë votuesit e tyre të cilët nuk kanë ngurruar t’i kulifikojnë edhe si analfabet funksional.
Me qasjen e tij Albin Kurti po e shndërron shtetin në një model të autoritarizmit, ku ligjshmëria, demokracia, pluralizmi dhe llogaridhënia po zëvendësohen me arrogancë, autokraci, manipulim dhe përjashtim.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 mandate, një rezultat që nuk i mjafton për të formuar shumicën e nevojshme për të qeverisur. Megjithatë, për më shumë se katër muaj, nuk ka bërë asnjë hap serioz për konstituimin e Kuvendit, konsolidimin e institucioneve apo krijimin e një shumice të re legjitime.

Përkundrazi, Kurti ka zgjedhur të zvarrisë dhe ka bllokuar tërësisht konsituimin e Kuvendit në mënyrë që të qeverisë për aq sa të mundet i vetëm, pa mandat ligjor e kushtetues dhe pa kontroll parlamentar. Kësaj, ai nuk i thot as kapje e pushtetit, e lëre më kapje dhe marrje peng e shtetit…

Zvarritja e qëllimshme e formimit të institucioneve të reja, është më shumë se një krizë politike, është strategji për të mbajtur pushtetin në mënyrë jokushtetuese, duke përjashtuar Kuvendin dhe qytetarët nga proceset, për të pasur hapsirë të lirë për zhvatje, dhe korrupsion endemik…

Të dhënat nga burime të ndryshme, raportet ndërkombëtare, raportet e OJQ-ve, raportet e auditorëve dhe raportimet mediatike, tregojnë se kjo gjendje e vakumit institucional po shfrytëzohet nga Kurti, ministrat jo legjitim, dhe vartësit e tjerë të tij, për të ushtruar kontroll të pakufizuar mbi fondet publike. Kemi raste të prokurimeve të dyshimta, kontrata pa transparencë dhe vendime për miliona euro, që merren jashtë procedurave të rregullta.
Pa Kuvend funksional, pa opozitë me hapësirë reale për mbikëqyrje dhe pa kontroll gjyqësor efektiv, rritja e korrupsionit dhe zhvatja e buxhetit të shtetit nuk është thjesht një rrezik, është një realitet që po ndodhë në sy të botës dhe është bërë metodë e qeverisjes së këtij regjimi absolutist.

Njëherë e një kohë, Albin Kurti qirrej kundër autoritarizmit. Sot, ai ka përqafuar praktikat që dikur hiqej se i luftonte, duke e kthyer qeverinë në një vegël të vullnetit të tij personal. Ministrat nuk janë profesionistë të pavarur, por ekzekutues të bindur. Kuvendi është i paralizuar dhe i anashkaluar. Diskursi publik dominohet nga një propagandë e njëanshme, me nënçmime, denigrime, sharje e linçime kundër secilit që ka qasje kritike ndaj regjimit…

Sulmet arrogante dhe të parreshtura ndaj sistemit të drejtësisë, mosemërimi për më shumë se katër vite të një Kryeprokurori, janë bërë me qëllim të frikësimit, mbylljes së gojës dhe mbytjes së vullnetit të gjyqëtarëve dhe prokurorëve për të mbikqyrur zbatimin e ligjshmërisë.

Në vend të forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit euroatlantik, po përjetojmë një qeverisje pa legjitimitet, pa kontroll dhe pa përgjegjësi, me mendësi, absolutiste, misterioze e mediokre. Pasojat janë të dukshme: Paralizë institucionale, falimentim të ndërmarrjeve, izolim diplomatik, pasiguri totale, sanksione ekonomike, dëmtim i klimës për investime, rritje e korrupsionit, rritje e varfërisë dhe zhgënjim e depresion masiv i qytetarëve.
Në këtë drejtim, rreziku nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik e strategjik. Një shtet që nuk funksionon në bazë të rregullave demokratike, shpejt e humbë përkrahjen ndërkombëtare. Kosova me regjimin e Kurtit tashmë e ka humbur këtë dimension jetik për mbijetesën e saj.
Shteti nuk është refleksion i vullnetit të një partie, e aq më pak i një individi. Demokracia funksionon kur institucionet janë aktive, kur opozita ka rol, dhe kur liderët japin llogari. E kundërta e kësaj është ajo që po ndodh: një shtet që ka rrëshqitur nga demokracia në autokraci, nga transparenca në errësirë politike.
Qytetarët nuk votuan për këtë. Ata votuan për ndryshim, jo për sundim. Për përgjegjësi, jo për kontroll absolut. Për drejtësi, jo për zhvatje !
Është koha për zgjim. Kosova nuk mund të mbijetojë si republikë demokratike nëse sundimi i një njeriu mbizotëron mbi rendin kushtetues dhe vullnetin e popullit. Vazhdimi i qeverisjes së shtetit në këtë formë autoritare pashmangshëm qon drejt bankrotimit, jo vetëm politik e institucional por edhe në sferat e tjera të shtetit…
Gardianët e lirisë ata që me sakrifica të panumërta ndërtuan këtë shtet, nuk duhet të lejojnë këtë dyzinë matrapazësh e dallkaukësh mediokër të bëjnë eksperimente dhe ta falimentojnë shtetin e Kosovës.
Dihet se si kanë përfunduar shtetet që janë udhëhqur me logjikën shtet-parti…. Në Kosovë sot po e përjetojmë një orvatje për forcimin e konceptit qeverisës shtet-individ. Individ që së fundmi në një intervistë para disa ditësh, e dëshmoi vetë se është shndërruar edhe në patericë të të ashtuaquajturës gjykatë speciale, e cila mëton të gjykojë jo vetëm promotorët e lirisë së Kosovës, ndaj të cilëve Kurti nuk mund ta fshehë dot averzionin e tij, por synon të gjykojë edhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mistifikimet e Albin Kurtit duhet të demeistifikohen në mënyrë të thjeshtë. që të kuptojë edhe elektorati i tij. Për shembull në një intervistë para disa ditëve Albin Kurti ndër të tjera tha ; « E kemi gjetur buxhetin për listen e barnave esenciale me 24 million euro, ne e kemi trefishuar buxhetin për barna »…
E saktë është që e kanë trefishuar buxhetin për listen esenciale të barnave, por në institucionet shëndetësore barna ka shumë më pak se në çdo kohë tjetër pas luftës çlirimatre, ose edhe nuk ka fare, sepse thuajse të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmën mjekësore barnat duhet t’i blejnë vetë. Pacienti në operacion duhet të shkojë me barna nën sqetull. Pyetja shtrohet, ku janë paratë e trefishuara për blerje të barnave… ?!
Ngjashëm thonë se e kemi dyfishuar buxhetin e shtetit prej ardhjes së VV në pushtet. Edhe kjo mund të jetë e vërtetë por varfëria është rritur. Në kohën e qeverive paraprake ka pasur buxhet më pak, por ka pasur shumë më shumë projekte të realizuara, ka pasur më pak para, por fuqia blerëse ka qenë pakrahasueshëm më mirë se tani, ka pasur më pak subvencione dhe ndihma sociale, por mirëqenia sociale ka qenë shumë më e mirë se që është sot…
Trumbetojnë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë se nën regjimin e Kurtit, por qytetarët po vdesin në duar të shtetit.

Derisa gjendja përkeqësohet dhe vendi me rënie të lirë po shkon drejt ambisit, qytetarët vazhdojnë t’i numërojnë seancat e dështuara të Kuvendit. ….
Pasnesër do të kemi dështimin e 45-të !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer vëmendjen e…