Shteti në bllokadë pa vendimmarrje institucionale, Besnik Tahiri kërkon veprim urgjent

09 qershor 2025 | 08:53

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për situatën politike të krijuar në vend.

Ai ka shkruar në Facebook se “rrafsh katër muaj pas zgjedhjeve ende nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo situatë nuk guxon të normalizohet. Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale”.

Tahiri ka thënë se kjo është një krizë e thellë politike, që po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione.

“Kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë. Pa institucione të zgjedhura, nuk ka as demokraci, as shtet funksional. Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë. Kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht”, ka shkruar Besnik Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kandidat presidencial kolumbian mbetet në kujdesin intensiv pasi u…