Shteti që vret Agonë, vetëperëndon

09 korrik 2025 | 08:41

Agon Musliu 26 vjeç (2020) vdiq në duart e shtetit.

Agon Zejnullahu 27 vjeç (2025) vdiq në duart e shtetit.

Dy raste tragjike, dy jetë të humbura, një emër i përbashkët dhe një rrethanë e qartë: papërgjegjësia shtetërore.

Institucionet që duhej të mbronin, zhdukën.

Institucionet që duhej të japin llogari, heshtin.

Në të dy rastet, mënyra e vdekjes është alarmuese, ndërsa implikimet mbeten të mjegullta – por shkaktari kryesor është tepër i dukshëm: mosfunksionimi i shtetit dhe papërgjegjësia e tij që tashmë është bërë sistematike.

Çdo ditë që kalon pa drejtësi të këtyre rasteve, është një ditë që shton dyshimet, minon besimin dhe thellon hijen e turpit mbi institucionet tona.

Kërkoj drejtësi për Agon Musliun!

Kërkoj llogari për gjithë zinxhirin institucional që në vend të përgjegjësisë, zgjodhi heshtjen dhe zvarritjen.

Për pesë vite që nga vdekja e Agon Musliut, publiku nuk ka parë asnjë dorëheqje, asnjë reflektim publik, asnjë akt drejtësie.

Veç shfajësime dhe procedura të mjegullta.

Mos lejoni që historia të përsëritet edhe me Agon Zejnullahun.

Kërkoj drejtësi për Agon Zejnullahun!

Vetëm drejtësia e vendos fatin e Agon Zejnullahut!

E ajo, drejtësia, nuk e vendos vetëm fatin e Agon Zejnullahut por edhe fatin e shpresës së qytetarëve të Kosovës se dielli do i ngrohë përsëri agimet e tyre në qetësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi një rekord…