 
                    Shtyhen ndeshjet e basketbollit
                27 nëntor 2019
                |  12:34
            
        Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizren-Lipjan, do të zhvillon të enjten.
Dy ndeshjet duheshin të zhvilloheshin sot, mirëpo janë shtyrë për nesër. Vendimi vjen pasi Kosova, sot ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen të enjten në ora 19:00, në kuadër të javës së 13-të.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        