Shtyhet vendimi për Ilir Metën

20 qershor 2025 | 13:05

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka shtyrë për në 26 qershor shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë. Ish-presidenti nuk ishte i pranishëm në sallë dhe është përfaqësuar nga avokati Kujtim Cakrani.

Ndërkohë, burime nga hetimi i SPAK-u kanë bërë me dije se është zbuluar një episod i ri i dyshuar korrupsioni, që përfshin sërish çiftin Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një tjetër kartë bankare, e vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, e cila dyshohet se është përdorur për shpenzime personale nga ana e Metës dhe Kryemadhit.

Meta dhe Kryemadhi janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi një mije fëmije te shkollave fillore të Prishtinës kanë…