
Shukri Buja bën homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Ismet Asllani
18 gusht 2025
| 12:24
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Skender Ruzhdi Shabanin dhe avokatin Bahtir Troshupa, kanë zhvilluar homazhe pranë përmendores së dëshmorit të kombit, Ismet Asllani, me rastin e ditëlindjes së tij.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Buja theksoi se Ismet Asllani mbetet një shembull i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Ai shtoi se jeta dhe veprat e tij do të jenë gjithmonë frymëzim për brezat që vijnë.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, theksoi Buja gjatë homazheve.