
Shukri Buja falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguar se PDK në Lipjan s’është vetëm parti, por forcë e pamposhtur
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që ia kanë dhënë atij.
Ai ka thënë se qytetarët atje kanë treguar se PDK në Lipjan nuk është vetë një parti, por forcë e pamposhtur.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunes së Lipjanit!
Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!
Faleminderit për besimin, për çdo hap në këtë fushatë të fuqishme, për çdo derë të hapur, për çdo zë që u bë zëri ynë!
Ju treguat se PDK në Lipjan nuk është vetëm një parti – është një forcë e pamposhtur!
Nesër, Lipjani zgjohet me shpresë.
Me besim në vlera, me dashuri për vendin.
Është dita kur ne zgjedhim drejtimin tonë,
dita kur zëri yt bëhet forcë.
Unë, Shukri Buja, ju ftoj me zemër të hapur,
të dilni e të votoni,
për Partinë Demokratike të Kosovës,
për numrin 191,
për një Lipjan që ecën përpara me dinjitet e punë.
Çdo votë është dritë në rrugën e së nesërmes.
Mos rrini mënjanë,
sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që veprojnë.
Nesër, voto 191.
Voto për PDK-në.
Voto për Shukri Bujën,
kandidat për Kryetar të Lipjanit.
Bashkë, e kthejmë besimin në veprim.
Bashkë, e ndërtojmë Lipjanin që e duam.
#ShukriBuja #PDK #191